Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Von der Leyen takon Vuçiqin, pret që Serbia të tregojë “përkushtim në rrugën e zgjedhur drejt BE-së”

Gazeta10
31 Gusht 2024 - 14:08

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pragë.

Ajo tha se pret nga Serbia që të tregojë përkushtim ndaj rrugës së zgjedhur drejt BE-së, ndërsa tha se nga Plani i Rritjes dhe marrëveshja për litiumin përfitojnë direkt qytetarët e Serbisë.

“Takimi shumë i mirë me Aleksandar Vuçiq. Ne kemi Planin e Rritjes  dhe marrëveshjen për lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët baterive dhe EV-të. Nga këto do të përfitojnë direkt njerëzit e Serbisë. Ne shpresojmë që Serbia të tregojë përkushtim për përparimin në rrugën e saj të zgjedhur, rrugën drejt BE-së”, ka shkruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.