
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shtruar darkë për homologun e tij malazias, Jakov Millatoviq.
Kjo është bërë e ditur nga Presidenti i Malit të Zi.
“Darkë joformale dhe bisedë e hapur për përmirësimin e marrëdhënieve malazezo-serbe me presidentin Aleksander Vuçiq. Forcimi i bashkëpunimit të vendeve tona në planin politik dhe ekonomik është gjithashtu i rëndësishëm për marrëdhëniet fqinjësore në të gjithë rajonin”, ka shkruar Millatoviq.
Ai po qëndron për vizitë zyrtare në Serbi.