Lajme

VV-ja e lëshon sallën, dështon votimi i buxhetit të Prishtinës

Gazeta10
30 Shtator 2024 - 12:21

Kuvendi Komunal i Prishtinës ndonëse në seanca të jashtëzakonshme, në mungesë të kuorumit ka dështuar ta votojë buxhetin komunal.

Teksa shprehën pakënaqësitë e tyre për këtë buxhet, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshuan seancën e Kuvendit dhe kështu pamundësua hedhje në votim të buxhetit.

Seanca nisi me 27 asambleistë. Nora Kelmendi në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se në këtë buxhet nuk ka vizion dhe është bërë sa për sy e faqe.

Jeta Rafuna, shefe e grupit të asamblistëve të LDK-së, u shpreh se buxheti është themeli i të gjitha projekteve për vitin e ardhshëm, ndërsa iu bëri thirrje partive opozitare mos ta bllokojnë këtë process, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Mbështetje për buxhetin dhanë edhe AKR dhe Nisma.

Ndërsa, anëtarët e PDK-së, nuk morën pjesë në këtë mbledhje.

Seancën e Kuvendit komunal të Kosovës e lëshuan asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 Tetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.