Ish-drejtori i RTK-së, Mentor Shala i ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka se çfarë të tregojë, prandaj nuk po merr pjesë në debate televizive.
Ai ka thënë se kjo do t’i kushtojë shumë Lëvizjes Vetëvendosje, pasi sipas tij, janë mediat ato që i pasqyrojnë të arriturat e secilit subjekt politik.
“Në fakt për mua ka qenë pak e pritshme për shkak se kaluan 4 vjet dhe sigurisht që partia në pushtet nuk ka asnjë rezultat që mundet me tregu dhe partia në pushtet mediat i ka pasur opozitën kryesore dhe sigurisht ata tash janë të vetëdijshëm dhe matjet në terren nuk po iu dalin ashtu siç e mendojnë që kanë me dal në zgjedhjet e 9 shkurtit, prandaj edhe e zgjedhin këtë metodë që për mendimin tim është një metodë që dojnë t’i ikin ballafaqimit me atë që është dashtë me e bë për 4 vjet e s’kanë çka me tregu. Është një situatë kur ata janë para një krize para një panike edhe duan që njerëzit mos me e kuptu”, ka thënë ai. /Gazeta10/