Granit Xhaka ka dhënë së fundmi një intervistë për mediumin anglez “20min”, ku ka folur për formën e mirë që po kalon Arsenali dhe për trajnerin Mikel Arteta.
Arsenali gjendet në vedin e parë në Premierligë, me 50 pikë të grumbulluara pas 18 xhirove.
Xhaka ka lavdëruar trajnerin Arteta dhe tutje mesfushori me origjinë shqiptare ka thënë se ai nuk ka pasur asnjëherë një trajner si ai.
“Kam pasur shumë trajner në karrierën time, por asnjëri nuk ka qenë si Arteta. Ai duket se është i fokusuar 24 orë në ditë vetëm te futbollit. Ai gjithmonë kanë një plan A, B e madje ka edhe planin Z. Ai nuk është vetëm një trajner shumë i mirë, por është edhe një njeri shumë i mirë”, deklaroi Xhaka.
Xhaka po kalon këtë sezon në formë jetësore me skuadrën e Arsenalit dhe është njëri nga lojtarët kyç të këtij ekipi.