Lajme

Xhavit Ukaj përkujton Tahir Zemajn: Strateg i jashtëzakonshëm dhe udhëheqës i rëndësishëm i LDK-së

Gazeta10
04 Janar 2025 - 15:39

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj ka bërë homazhe te varri i Kolonelit Tahir Zemaj, në 22-vjetorin e vrasjes.

Ukaj ka thënë se Kolonel Tahir Zemaj ishte simbol i guximit dhe atdhedashurisë.

“Vrasja e tyre tragjike më 4 janar 2003 mbetet një kujtesë e betejës së vazhdueshme për drejtësi. Sakrifica e tyre do të jetë gjithmonë frymëzim për brezat që ndërtojnë Kosovën e lirë dhe të drejtë”, ka shkruar Ukaj.

Postimi i plotë:

Sot, në Strellc të Deçanit, kujtuam me nder dhe krenari Kolonel Tahir Zemajn, djalin e tij Enis Zemajn dhe Hasan Zemajn, në 22-vjetorin e rënies së tyre.

Kolonel Zemaj ishte një simbol i guximit dhe atdhedashurisë, një strateg i jashtëzakonshëm dhe udhëheqës i rëndësishëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që luftoi për lirinë, demokracinë dhe unitetin kombëtar.

Vrasja e tyre tragjike më 4 janar 2003 mbetet një kujtesë e betejës së vazhdueshme për drejtësi. Sakrifica e tyre do të jetë gjithmonë frymëzim për brezat që ndërtojnë Kosovën e lirë dhe të drejtë.

Lavdi përjetë jetës dhe veprës së tyre! 🇽🇰🙏

Nga Rubrika
Lajme
18 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.