Sekretari i PDK-së, Bajrush Xhemaili ka deklaruar në Politiko se opozitarizmi i këtij subjekti politik nuk është i njëjtë me atë të partisë në pushtet.
Maadje, Xhemajli në Politiko ka thënë se nuk do të gjuajnë gurë e me gaz, e as nuk do të shajnë, ashtu siç ka bërë VV-ja, shkruan Gazeta10.
“Opozitarizmi jonë nuk është sikur ai i atyre që sot janë në pozitë. Pra, nuk e kemi njetë as me gjujt me gurë e as me sha. As me gaz as me kurgjo. Narrativa duket shumë e zbehtë. Ne iu kemi përgjigjur të gjitha sfidave”, tha Xhemaili në Politiko./Gazeta10