Disenjatorja e njohur, Xheraldina Rexhepi në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka bërë një urim më ndryshe, duke mos u rreshtua në anën e grave.
Krejt ky veprim i saj vjen si reagim i sulmit që iu bë Princ Lekës pasditen e 5 marsit nga ish-bashkeshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.
“… kur flitet per Leka Zogun II, edhe po te ia mohojme trashegemine e gjakut “blu” nga gjyshi, asesi nuk mund te ja mohojme gjakun “blu” nga Mbretresha Geraldine!
E pra, ky Princ, me aq sa kam pa une, u dhuna fizikisht dhe u perndoq nga pallati i tij”, ka shkruar Rexhepi.
Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë të Xheraldina Rexhepit:
E tmerrshme…
Sot, per koincidence ne diten e gruas, une nuk rreshtohem ne krah te nje gruaje!
Skandali ne Oborrin Mbreteror Shqiptar me ka lene pa za.
Mund te me quani Monarkiste.
Pse jo?!
Une ndjehem e nderuar qe Shqiptaria ka pase Mbret.
Ju mund te ngrisni dyshimet dhe ta quani te vetshpallur. Por, une mendoj qe askush nuk lind Mbret. Disa u vetshpallen me heret e disa me vone.
Por, kur flitet per Leka Zogun II, edhe po te ia mohojme trashegemine e gjakut “blu” nga gjyshi, asesi nuk mund te ja mohojme gjakun “blu” nga Mbretresha Geraldine!
E pra, ky Princ, me aq sa kam pa une, u dhuna fizikisht dhe u perndoq nga pallati i tij.
Dhe perseri mund te ngrisni shume hipoteza, dyshime, konspiracione…
Por, ajo qe une mendoj eshte se nje nene, nje grua, nje pretendente per fron, nje zonje, KURR, ne asnje rrethane, nen asnje presion, nen asnje trysni, nuk duhet te ngrej dore!
KURR!
Dhe ketu per mu perfundon ky tregim.
Pralla n’shkalle, dukati n’balle!