Opinion 10

Zbulimi i informacioneve të klasifikuara: Një test për sundimin e ligjit në Kosovë

Gazeta10
25 Tetor 2024 - 16:57

Taulant Hodaj

Pse ky rast i zbuilimit të informacionit të klasifikuar paraqet shkelje serioze ligjore dhe nuk është thjeshtë
mbrojtje e lirisë së shprehjes dhe interest publik? Ras> i fundit që përfshin disa gazetarë dhe Agjencinë e
Kosovës për Inteligjencë, ka ndezur një debat të ashpër rreth kufijve të lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes
së sekreteve shtetërore në Kosovë. Publikimi i informacioneve të klasifikuara dhe sekreteve shtetërore
gjithmonë është shqetësim serioz mbi sigurinë kombëtare, ndërkohë që vetë gazetarët pretendojnë se
veprimet e tyre janë të mbrojtura nga liria e shprehjes, liria e medias dhe interesi publik.

Në një shtet demokra>k, liria e shprehjes është një nga shtyllat themelore të të drejtave të njeriut dhe
është e mbrojtur nga Kushtetuta. Megjithatë, asnjë e drejtë nuk është absolute, dhe kufizimet ekzistojnë
në rrethana specifike, veçanërisht kur është Hala për sigurinë kombëtare. Në këtë drej>m, informacioni
që është shpallur i klasifikuar dhe sekret shtetëror përmes ligjit dhe vendimeve të organeve kompetente
është i mbrojtur me ligj, dhe zbulimi i >j pa autorizim përbën një shkelje të rëndë ligjore.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, veçanërisht nenit 125, zbulimi i informacionit të klasifikuar përbën një
vepër penale të ndëshkueshme rëndë. Ky nen përcakton qartë se kushdo që zbulon ose nuk mbron
informacionin e klasifikuar do të ndëshkohet sipas dispozitave të Ligjit për Klasifikimin e Informacioneve
dhe Verifikimin e Sigurisë. Për më tepër, neni 54 i Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar
parashikon që çdo person që zbulon informacion të klasifikuar, të nivelit “Konfidencial,” “Sekret,” apo
“Tepër Sekret,” i ekspozohet pasojave të rënda ligjore, duke përfshirë dënime që variojnë nga një (1) deri
në dymbëdhjetë (12) vite burgim.

Mbrojtja e interesit publik është një përgjegjësi e rëndësishme e gazetarëve, pasi ajo forcon
llogaridhënien dhe transparencën e ins>tucioneve shtetërore. Megjithatë, kjo përgjegjësi duhet të
ushtrohet brenda kufijve ligjorë që mbrojnë sigurinë kombëtare dhe të drejtat e individëve. Zbulimi i
emrave të agjentëve të AKI-së, pozitat e tyre të punës, ak>vitetet që bëjnë, rrezikon integrite>n e
operacioneve të inteligjencës dhe sigurinë e tyre dhe të familjeve, gjë që e bën të domosdoshëm ruajtjen
e konfidencialite>t të këtyre informatave ashtu si e ka paraparë ligji. Kodi Penal i Kosovës në lidhje me
Ligjin për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara, ndër tjera e ndalon zbulimin e iden>te>t të
agjentëve, pozitat e tyre të punë, sepse këto të dhëna janë të klasifikuara dhe për shkak të natyrës së
ndjeshme të punës së tyre, në këtë rast, gazetarit apo kujtdo qoVë nuk i lejohet publikimi i këtyre të
dhënave, pavarësisht dyshimeve për shkelje të pretenduara. Nëse gazetarët posedojnë informacione për
abuzime, ekzistojnë mekanizma ligjorë për rapor>min e tyre pa kompromentuar sigurinë e shte>t dhe
individëve.

Sipas fakteve të prezantuara në këtë rast, disa gazetarë kanë publikuar informacione që lidhen me emrat,
pozitat dhe ak>vitetet e zyrtarëve të AKI-së. Publikimi i këtyre të dhënave është më shumë sesa një akt i
thjeshtë informimi për publikun. Këto informacione, të cilat janë mbrojtur ligjërisht si sekrete shtetërore,
tash janë bërë të arritshme për çdokënd, përfshirë shtetet që mund të kenë interesa armiqësore me
Kosovën.

Zbulimi i këtyre të dhënave bie ndesh me nenin 124 të Kodit Penal të Kosovës, i cili parashikon dënime të
ashpra për çdokënd që I’a bën të qasshme sekretet shtetërore tek publiku, shtete e huaja ose organizata
që mund t’i përdorin këto të dhëna kundër interesave të shte>t të Kosovës.

Për raste të kësaj natyre kemi edhe referenca nga e kaluara. Një rast i ngjashëm kur ishte përfshirë Baton
Haxhiun, i cili u dënua nga Tribunali i Hagës për zbulim të informacioneve të mbrojtura që lidhen me
proceset gjyqësore ndërkombëtare. Po ashtu, rastet e Guca>t dhe Haradinajt, të cilët u dënuan nga
Dhomat e Specializuara të Kosovës, tregojnë qartë se çdo zbulim i informacioneve të klasifikuara, qoVë
edhe nën pretendimin e mbrojtjes së interesit publik, nuk tolerohet në asnjë shtet demokra>k.
Një nga argumentet më të zakonshme që parashtrohet nga gazetarët e përfshirë në këto raste është se
publikimi i informacioneve të klasifikuara është bërë për interes të publikut. Por, siç e theksova më herët,
asnjë e drejtë nuk është absolute. Edhe në shoqëritë më të avancuara demokra>ke, liria e shprehjes ka
kufij që përcaktohen nga nevoja për të mbrojtur interesat kombëtare dhe sigurinë publike.

Kushtetuta e Kosovës, dispozitat e Kodit Penal të Kosovës, Ligjin për mbrojtjen e informacioneve të
klasifikuara parashikojnë kufizime të qarta për lirinë e shprehjes kur kjo e drejtë bie ndesh me sigurinë
kombëtare. Në ras>n konkret, kufizimet ligjore janë të përcaktuara në nenet e lartcekura të Kodit Penal
dhe Ligjin për mbrotjen e informacioneve të klasifikuara. Këto dispozita ligjore janë vendosur për të
mbrojtur informacionet e klasifikuara të cilat, nëse bëhen publike, mund të dëmtojnë rëndë interesat e
Kosovës.

Argumen> se publikimi i këtyre informacioneve është në interes të publikut nuk qëndron ligjërisht, pasi
pretendimi që publiku të jetë i informuar me informacione të klasifikuara sipas ligjit nuk mund të
prevalojë mbi sigurinë kombëtare. Interesi publik është një koncept që rregullohet me ligj e vlerësohet
nga gjykatat dhe organet kompetente, dhe në këtë rast, duket qartë se publikimi i këtyre informacioneve
të klasifikuara bie ndesh me ligjin dhe rrezikon sigurinë e shte>t dhe jetët e personave të përfshirë.
Prokuroria e Kosovës, duke ndjekur procedurat ligjore në lidhje me zbulimin e sekreteve shtetërore dhe
të klasifikuara, ka një përgjegjësi të madhe për tu siguruar që ligji të zbatohet në mënyrë të barabartë
për të gjithë. Shtetet demokra>ke, përfshirë Kosovën, kanë për detyrë të mbrojnë të drejtat e njeriut në
masën e përcaktuar me Kushtetutë dhe ligj, por gjithashtu konform Kushtetutës dhe ligjeve të
aplikueshme kanë për detyrë të mbrojnë sigurinë kombëtare dhe të parandalojnë çdo akt që mund të
rrezikojë interesat e tyre.

Në këtë rast, nëse organet e drejtësisë kanë filluar he>met për zbulimin e sekreteve shtetërore, atëherë
ky është një test dhe sfidë për sistemin e drejtësisë në Kosovë, pasiqë përballen me një gjuhë dominuese
në media që e dënon ndërmarrjen e veprimeve ligjore sidomos ndaj gazetarëve. Megjithatë,
ins>tucionet e zba>mit të ligjit duhet të inkurajohen që të ndjekin këto raste për të dëshmuar se sundimi
i ligjit funksionon, dhe se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht sulmeve publike.

Nga Rubrika
Opinion 10
10 Tetor 2024
Opinion 10
02 Tetor 2024
Opinion 10
02 Tetor 2024
Opinion 10
14 Gusht 2024
Nga Rubrika
Opinion 10
10 Tetor 2024
Opinion 10
02 Tetor 2024
Opinion 10
02 Tetor 2024
Opinion 10
14 Gusht 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.