Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zëdhënësi i Qeverisë konfirmon takimin Kurti-Escobar, mbahet nesër

Gazeta10
13 Mars 2024 - 11:44

Kryeministri Albin Kuti nesër do të zhvillojë një takim me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare.

Takimin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Escobar po qëndron sot në Kosovë në kuadër të një vizitë më të gjerë. Ai dje ishte në Belgjikë, ndërsa pas Kosovës do të udhëtojë edhe në Austri dhe Mal të Zi.

Ai aktualisht është në takim me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, ndërsa pas pak do të ketë një deklarim për media.

Temë diskutimi me krerët e vendit Escobar do të ketë dialogun me Serbinë dhe çështjen e dinarit. Po ashtu, Escobar do të zhvillojë takim edhe me liderët opozitarë sot nga ora 19:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.