Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar në lidhje me mosekzekutimin e pagave në sektorin publik.
Zemaj përmes një postimi në Facebook është shprehur se mosekzekutimi i pagave sjell dëme jo vetëm në sektorin publik, por dhe penalizon sektorin privat sepse afekton edhe pagesat tek secila firmë apo tek secili punëtor, transmeton lajmi.net.
Tutje Zemaj shton se 9 shkurti duket larg, për ta kthyer në normalitet këtë vend.
Postimi i plotë: QEVERIA I LË PUNËTORËT PA PAGA DHE PARALIZON PROJEKTET! Me shumë se 80 mijë puntorë të shtetit sot kanë filluar muajin pa i marrë pagat që i meritojnë, për punën që bëjnë, sepse qeveria e praktikantëve nuk po arrin t’i kryej as obligimet më të thjeshta administrative, as zgjedhjet me kontratë të rregullt të drejtorit të thesarit, e as dhjetëra pozita në sektorin publik. Por dëmi nuk lidhet vetëm me pagat e punëtorëve të shtetit, të bllokuara janë edhe pagesat për secilen punë e projekt, për operatorët që kryejnë punë gjithandej Kosovës, një penalizim i tillë i tejkalon sektorin publik, sepse afekton edhe pagesat tek sektori privat, tek secila firmë, tek secili punëtorë. 9 shkurti duket larg, për ta kthyer normalitetin në këtë vend.