Gazeta10

Zgjatet afati për aplikim për grante në bujqësi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, konkretisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka zgjatur afatin për aplikim për masat mbështetëse në kuadër të Programit për Zhvillim Rural – Grante 2023 deri më 14 dhjetor 2023.

Ndërkaq, të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm, mbesin të njëjta dhe për të gjitha këto Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka përgatitur udhëzues për aplikues, të cilët të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë në ueb faqen www.azhb-ks.net dhe www.mbpzhr-ks.net.

Po ashtu, të gjithë të interesuarit mund të informohen edhe në Zyrat Rajonale të AZHB-së.

Në thirrjen për aplikim, e cila do të jetë e hapur deri më 14 dhjetor 2023 ora 16:00, të gjithë të interesuarit, aplikimin mund ta bëjnë përmes ueb-modulit online në ueb faqen e AZHB-së www.azhb-ks.net në të cilën gjendet linku: “Aplikimi online për PZHR” që dërgon në modulin e aplikimit online.

Në këtë ueb-modul regjistrohet projekti, si dhe ngarkohen të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim.

Ndryshe, buxheti për këto masa mbështetëse për zhvillim rural, këtë vit arrin në 24,627,000.00 Euro.

NË FOKUS

IMG_9162
Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në një motel në Ferizaj (Foto)
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
IMG_9159
Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
Screenshot 2024-02-15 231958
Të shtënat tek ‘Bregu i Diellit’- Zbulohen se kush janë dy personat që u plagosën dhe të dyshuarit e arrestuar për këtë plagosje
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat
visarii
I dyshuar për vrasjen qe tronditi Norvegjinë - Kush është Visar Avdyli qe u arrestua nga policia e Kosovës?