Lajme

Zhbllokohet procesi| Ekzekutohen pagat për zyrtarët publikë

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 14:36

Janë ekzekutuar pagat për zyrtarët publikë pas një bllokimi të këtij procesi.

Thesari tashmë ka ekzekutuar pagat për të gjithë zyrtarët publikë, raporton Gazeta 10.

Ky bllokimi i procesit kishte ndodhur për shkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.

Mosekzekutimi i pagave ka nxitur reagime të ashpra ndaj Qeverisë Kurti.

Opozita dhe shoqëria civile kanë thënë se më ketë veprim Qeveria Kurti ka treguar papërgjegjësi.

Ndërkohë Qeveria Kurti është kritikuar vazhdimisht se operon me ushtrues detyre në shumë institucione. Duke shkaktuar kështu probleme të njëpasnjëshme në funksionim. /Gazeta 10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.