Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zjarri në ndërtesën shumëkatëshe në Prishtinë, policia tregon se nuk ka të lënduar

Gazeta10
20 Shkurt 2024 - 11:11

Një ndërtesa shumëkatëshe në lagjen “Pejton” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Gazeta10, raporton se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje që të lokalizojnë zjarrin.

Ndërtesa ende nuk ishte funksionalizuar dhe pritet të bëhet hotel.

Shkaqet e këtij zjarri ende nuk dihen, mirëpo në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas Ahmetit, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt.  Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.