Lajme

Zvogëlohen dukshëm pritjet, në Merdarë deri në 25 minuta

Gazeta10
05 Janar 2025 - 23:32

Pritjet nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar dukshëm.

Në bazë të përditësimit të fundit që është bërë nga Qendra për Menaxhim Kufitar në ora 23:02, pritjet më të mëdha janë në Merdarë, që arrijnë deri në 25 minuta.

Ndërsa, pritje prej 5 deri në 10 minuta ka në pikën kufitare në Jarinje.

Kurse, nëpër pikat e tjera kufitare, pritjet më së shumti zgjasin deri në pesë minuta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.