Manchester City e ka konfirmuar transferimin e Erling Haaland.
“Manchester City mund të konfirmojë se kemi arritur një marrëveshje në parim me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit Erling Haaland te klubi më 1 korrik 2022”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Futbollisti do të mbetet pjesë e skuadrës gjermane deri në këtë datë, më pas do ta vazhdojë karrierën në Premier League.