Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

10 të vdekur e 39 të plagosur nga përplasja e një autobusi me një kamion e dy makina në Turqi

Gazeta10
27 May 2024 - 0:02

Të paktën 10 persona u vranë dhe 39 të tjerë u plagosën në Turqinë jugore kur një autobus ndërqytetës u përplas me tre automjete të tjera në një autostradë qendrore.

Kështu ka thënë ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya.

Autobusi, i cili po udhëtonte nga Dijarbakır për në Stamboll, u përplas me një kamion dhe dy automjete të tjera në rajonin Tarsus pranë qytetit mesdhetar të Mersinit, tha ministri në një postim në X.

Qeveria theksoi se ka nisur një hetim për shkaqet e sakta të aksidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.