Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

100 euro lemoshë, pensionistët duan zgjidhje

Gazeta10
19 February 2023 - 21:28

Raporti:  Gentiana Gashi/Kanal10

Pensioni prej 100 eurove po konsiderohet tejet i vogël. Nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovë janë deklaruar të zhgënjyer nga qeveria aktuale dhe mos përmbushja e zotimeve të tyre. Edhe nga IKD-ja kritikuan ekzekutivin teksa kanë kërkuar zbatim të ndryshimeve të premtuara nga kryeministri Kurti.

Gjendja e pensionistëve në vend asesi nuk po shkon drejt përmirësimit.

Pensionistët thonë se shuma prej 100 eurove është e pamjftueshme dhe se gjysma prej tyre u shkojnë për barna.

Nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës, thonë dhe se janë zhgënjyer nga inatitucionet, teksa u kanë bërë thirrje t’i rrisin pensionet.

Sipas njohësve të sistemit pensional e social, gjendja e pensionistëve është rënduar edhe më shumë nga krizat botërore dhe rritja e çmimeve të produkteve bazë.

Naim Jakaj nga IKD, vlerëson se reformat e parapara të progaramit qeverisëse 2021-2025 duhet të bëhen, pasi janë mbi 149 mijë pensionist që marrin nga 100 euro.

Tutje Jakaj tha se ka qenë vendimi i duhur i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar dispozitat ligjore për pensionistët që nuk kanë pasur mbi 15 vite përvojë punë.

Kryeministri Albin Kurti, në janar të 2022-ës, kishte bërë të ditur se do të fillohet shumë shpejt me reformën për skemën pensionale por edhe një vit pas këtij premtimi, asgjë nuk ka lëvizur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.