I ashpër me sindikalistët që kanë hyrë në grevë është treguar komentatori, politik Blerim Gashi, i cili i ka bërë përgjegjës kryesor krerët e këtyre sindikatave për cilësinë në arsim.
Madje, Gashi në Politiko ka thënë se të njëjtit nuk e humbin legjitimitetin e tyre kur rezultatet e nxënësve nuk janë të kënaqshme.
“Të drejtat shkojnë edhe me përgjegjësi. Andaj, këta janë të papërgjegjshëm këtu është problemi. Kompetencën ta kërkon Qeveria, atëherë ti e humbë legjitimitetin kushtimisht me kërku me ta rrit pagën kur ti del në fund të pusit dynjas me kualitet mësimdhënës.
Gashi ka thënë se populli i Kosovës nuk është injorant që ta kuptojë pavarësinë e sindikatave.
“Definimi pro-formë i rolit sindikal nëpërmjet definicioneve çka quajmë reformë, sindikatë e grevë. Çka quajmë grevë e sindikatë, e cilat janë obligimet ligjore, po që qendron. Po na nuk jemi injorant krejt dynjaja në Kosovë me kuptu se mrapa pavarësisë së sindikatave qëndron një motiv: bimi 100 euro se tani unë vi dha mësim. Nuk është kaq bardhë e zi kjo punë,. Edhe kjo përplasje është akumulim shumë i madh i pakënaqësive”, tha Gashi në Politiko. /Gazeta10