Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

106 milionë euro për energjinë e erës, Kurti: Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme

Gazeta10
10 September 2026 - 14:45

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e parkut të erës në Zatriq të Rahovecit.

Ai tha se Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme dhe se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë energjetike.

Parku, në të cilin janë investuar rreth 106 milionë euro, pritet të prodhojë rreth 185 gigavat-orë energji të pastër në vit, duke mbuluar nevojat vjetore për energji të rreth 45 mijë familjeve.

“Ky park është veçanërisht i rëndësishëm edhe për sigurinë tonë energjetike”, tha Kurti, duke e cilësuar projektin si një hap drejt një sistemi energjetik më të pastër, më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.