Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

12 raste të dhunës në familje në Ferizaj vetëm gjatë muajit nëntor

Gazeta10
05 Dhjetor 2025 - 8:39

Policia e Kosovës ka publikuar rastet e dhunës në familje, për muajin nëntor në Ferizaj.

Sipas statistikave, plot 12 raste u shënuan të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt.

Tetë raste u raportuar në Ferizaj, dy raste në Kaçanik, një rast në Shtime dhe një rast në Han të Elezit.

Krahasuar me muajin nëntor të 2024-ës, ky vit ka pasur rënie të dhunës në familje.

Në nëntor të vitit të kaluar u shënuan gjithsej 18 raste, prej tyre 14 në Ferizaj, dy raste në Shtërpcë, një rast në Kaçanik dhe një rast në Han të Elezit.

“Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit nëntor 2025 ka shënuar zbritje për – 33.3 % , në krahasim me muajin nëntor të vitit 2024”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.