Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

14 automjete të përfshira, ka edhe të lënduar, policia jep detajet për aksidentin në autostradë

Gazeta10
11 December 2023 - 8:44

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostrdën që lidh Lebanën me Fushë Kosovën në drejtim të Shkupit.

Në aksident janë përfshirë disa vetura, ndërsa raportohet edhe për të lënduar.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në autostradë.

Sipas policisë, në këtë aksident janë përfshirë 14 vetura dhe se raportohet edhe për të lënduar.

 “Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare eshte shkaktuar nje aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojè e aksdentit raportohet edhe per persona té lënduar”, thuhet në njotimin e policiës për media, raporton gazeta10.

Në njoftim thuhet se rruga vazhdon të jetë e bllokuar përkohësisht.

“Kjo rruge eshte bllokuar perkohesisht, perderisa njesitet policore dhe ekipet emergjente kane reaguar ne vendin e ngjarjes per tu marr me rastin dhe trajtimin e personave te lenduar”, thuhet në njoftim. /Gazeta10/

Gazeta10 ju sjell nga vendi ku ndodhi akisdenti i rëndë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.