Gazeta10

15 shtete amerikane ‘pushtohen’ nga ajri i ndotur

Pesëmbëdhjetë shtete amerikane paralajmëruan banorët të mërkurën për cilësi të dobët të ajrit, ndërsa tymi nga qindra zjarre në pyjet përgjatë Kanadasë lindore zhvendoset drejt jugut, duke krijuar një zbehje të qiellit mbi Nju Jork dhe qytete të tjera të mëdha.

Autoritetet e shëndetësisë në 15 shtete, që nga Vermonti dhe deri në Karolinën e Jugut, si dhe në Ohajo dhe në Kansas, paralajmëruan se grimcat e ngritura në atmosferë mund të tejkalojnë nivelet që konsiderohen të pranueshme dhe mund të vështirësojnë frymëmarrjen për miliona banorë.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, paralajmërimi u dha edhe për popullsinë në kryeqytetin Uashington, ku ndodhen zyrat qendrore të Zërit të Amerikës.

Njerëzit u udhëzuan të kufizojnë kohën që kalojnë përjashta, ndërsa personat me probleme në frymëmarrje u këshilluan të mbajnë maskë.

Smogu kalon kufirin amerikan nga Kanadaja, ku sezoni i zjarreve në pyjeve pati një fillim të hershëm të pazakontë dhe me një intensitet të lartë, për shkak të kushteve të vazhdueshme të të nxehtit dhe thatësirës. Kanadaja pritet të ketë kështu sezonin më të keq të zjarreve.

Qielli mbi Nju Jork dhe shumë qytete të tjera mori një ngjyrë të njëtrajtshme gri, dhe ajri mbante erën e drurit të djegur. Në disa qytete, dielli i mëngjesit dukej si një disk i vogël që shkëlqente në ngjyrë portokalli.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur