
Një e mitur 16 vjeçare dyshohet së ka rënë viktimë e veprës penale duke hyrë në bashkëjetesë me një shtetas nga Shqipëria, ku pas lajmërimit të rastit në Policim të njëjtit janë ndaluar nga Policia Shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur dje, me datë 7 mars dhe sipas raportit të Policisë rasti është nën hetime, raporton Gazeta10.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“BASHKËJETESË ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEQ
Fushë Kosovë 07.03.2023 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj viktimës femër kosovare është kryer vepra penale e lartcekur, e njëjta ka shkuar në Shqipëri me një shtetas të Shqipërisë. Lidhur me rastin janë pranuar informacione se të njëjtit janë ndaluar nga Policia Shqiptare. Rasti nën hetime.”