Gazeta10

“17 policë e çetnikë me dhunuan, më thanë nesër vijmë prapë”, zbulohet dëshmia e parë e Vasfije Krasniqit dhënë UÇK-së, ditën kur u dhunua

Ishte mesi i prillit i vitit 1999, kur ajo u përball me ngjarjen me të rëndë në jetën e saj.

Vasfije Krasniqi, atëbotë 16 vjeçare po rrinte me familjen e saj në Stanoc kur policë e paramilitarë u futen në shtëpi dhe me dhunë morën atë për ta dërguar drejt Milloshevës.

Në një shtëpi të braktisur të këtij fshati të banuar kryesisht me serbë, 17 paramilitarë e futën 16 vjeçaren dhe e dhunuan deri në alivanosje. Me pas çmenduria serbe mbi vajzën e mitur dhe të pambrojtur, vazhdoi edhe në fshatin Babimoc.

Në gjendje të rënduar fizike dhe psikike, ata që e dhunuan e sollën Vasfijen në udhëkryqin afër shtëpisë e hodhën nga vetura me porosinë “nesër vijmë prapë dhe të marrim”.

Nga frika se situata mund të përsëritet dhe e tronditur nga ajo çka kishte përjetuar, Vasfije Krasniqi shkon drejt në shtabin e UÇK-së dhe e lajmëron rastin.

Portalimagazina.com ka siguruar dëshminë e Vasfije Krasniqit, dhënë Komandantit, Osman Musliut.

Raporti i Musliut, shkuar në bazë të dëshmisë që ka dhënë Vasfija në shtabin e UCK-së me datën 16 prill 1999, ka 7 rreshta:

14.04.1999, Vasfije Shaip Krasniqi nga Stanoci i Ulët

Policia Serbe hynë në shtëpinë e Shaip Krasniqit ku me dhunë morën vajzën e tij Vasfijen 16 vjeçare rreth 19:45 e quan në drejtim të Milloshevës e pastaj në Babimost. Policia e kanë dhunuar. 17 policë e çetnik deri në alivanosje pastaj ka pësuar trauma psikike. Vajzën e sollën në udhëkryqin afër shtëpisë te varrezat e Stanocit i kanë than nesër vimi prapë e të marrim.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë