Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

179 çifte i dhanë fund lidhjeve të tyre vetëm për një muaj

Gazeta10
16 December 2023 - 11:59

Dukuria e shkurorëzimeve sa vejn e rritet në Kosovë.

Vetëm gjatë muajit tetor të këtij viti janë shkurorëzuar 179 çifte, raporton Gazeta10.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statitstikave përmes publikimit të të dhënavë në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin tetor 2023.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar gjithsej 1 417 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës).

Ndërkaq sa i përket lindjeve, deri në muajin tetor janë regjistruar 2 161 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).

Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 110 lindje janë meshkuj dhe 1 051 lindje janë femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 820 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 449 janë meshkuj dhe 371 janë femra. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.