Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina përforcohet me Egzon Belicen

Gazeta10
09 September 2022 - 16:42

FC Prishtina vazhdon që ta komponojë ekipin me futbollistë cilësor derisa së fundmi e ka transferuar edhe mbrojtësin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Egzon Belica.

Belica është futbollist me shumë përvojë dhe në katër vitet e fundit me shumë suksese.

Ai ka luajtur te skuadra e madhe shqiptare, Partizani i Tiranës, me të cilën e ka fituar titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.

31-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me skuadrën “bardhekaltër”.

Belica në karrierën e tij ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Ohrin dhe Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë Veriore, CS Concordia Chiajna në Rumani, Inter Turkun në Finlandë dhe Rigan në Letoni.

Futbollisti nga St Zgjedhja e Prishtinës ishte e lehtë për shkak të madhështisë dhe traditës që e ka klubi. Çdo gjë u lehtësua deri te kontrata nga dëshira e madhe e dyanshme.

Synimet në një klub si Prishtina janë çdo herë maksimale. Duhet luftuar për secilin kompeticion në të cilin skuadra merr pjesë.

Është nder dhe privilegj të jem pjesë e Prishtinës. Ky klub ka traditë dhe tifozëri të madhe. Tifozët janë pjesë e pandarë e ekipit. Premtimet jepen dhe duhet të mbahen. Jo vetëm unë, mirëpo e gjithë skuadra duhet dhënë 100 përqind nga vetja për arritjen e objektivave. Tha ndër të tjera ardhja e re Belica.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.