Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Beqiri për rritjen e pagave: E duhur, por rritja në kohen e zgjedhjeve nuk i len shije të mirë

Gazeta10
30 October 2024 - 8:25

Ekonomisti Lulzim Beqiri në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka komentuar rritjen e pagave në sistemin publik nga kryeministri Kurti.

Ai ka thënë për këtë rritje se është një rritje që i duhet vendit por duke parë kohën kur është marrë ky vendim duket si blerje e votave, raporton Gazeta10.

“Si veprim e shoh jashtëzakonisht të rëndësishëm por njëkohësisht duke u bazuar në situatën aktuale apo kohën kur është marrë vendimi sidomos në kohën e zgjedhje i lenë një shije jo të mirë rritjes së pagave dhe sigurisht se për mendim tim ka edhe tendencë të blerjes së votave”, tha ai për Kanal10.

Beqiri shton se në këtë aspekt është duke u anashkaluar sektori privat i cili sipas tij mbush arkën e shtetit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.