Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dy persona gjenden të vdekur në rrugë, policia nis hetimet

Gazeta10
25 November 2023 - 8:56

Dy persona janë gjetur pa shenja jete, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Drenas.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në dy rastet personat janë gjetur të shtrirë në rrugë dhe nga disa kalimtarë janë dërguar në qendrat mjekësore.

Në rastin e parë personi është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili e ka dërguar në QKUK, vdekjen e të cilit e konstatuan ekipi mjekësor, raportongazeta10.

Tutje në raport bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:30 në rrugën “Pajazit Islami”, në Fushë Kosovë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa, në rastin e dytë e cila ka ndodhur në Drenas, personi i cili është gjetur i shtrirë nga disa kalimtar është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Drenas ku edhe është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtar. I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllogoc është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Gazeta10 /

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.