Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj uron Krishtlindjen ortodokse: Kremtofshi në paqe

Gazeta10
07 January 2024 - 14:14

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka uruar Krishtlindjen ortodokse.

Ai i ka uruar edhe miqtë ndërkombëtarë që shërbejnë në misionet e ndryshme në vendin tonë, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks.

Postimi i plotë:

Të gjithë qytetarëve të Kosovës, që sot festojnë krishtlindjen ortodokse, gëzuar për shumë mot! Me këtë rast, i uroj edhe miqtë tanë ndërkombëtarë që shërbejnë në misionet e ndryshme në vendin tonë, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks.

Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjjthë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre.

Krishtlindjen ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet tuaja, me mirësi e begati! /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.