
Banorët e fshatit Lismir të Fushë Kosovës janë ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” se mbeturinat po grumbullohen nga kompania e pastrimit.
Ai thotë pas daljes së lumit nga shtrati, përmes një kanali mbeturinat po arrijnë deri tek shtëpitë e tyre, raporton Gazeta10.
“Komuna ka kontraktuar një kompani private e cila është dashtë me u marrë me grumbullimin e mbeturinave të hedhura rreth lumit Sitnica, për fat të keq në disa vende i ka largu e në disa vetëm se i ka grumbullu, është bërë një kanal dhe kur lumi del nga shtrati na vërshon të gjitha shtëpitë”, tha ai për Kanal10.
Qytetari kërkoi nga Komuna e Fushë Kosovës që të merret me rastin./Gazeta10