
Avokati Xhevdet Smakiqi ka komentuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë.
Smakiqi tha se prapa perdes së Albin Kurtit po qëndron një korrupsion i cili i ka nxjerr shumë punë Prokurorisë Speciale, raporton Gazeta10.
“I gjithë krimi dhe korrupsioni është krijuar prapa perdes së krijuar nga Albin Kurti, kinse për moral politik, dhe se stafi i tij nuk janë ata që keqpërdorin apo zhvatin buxhetin e Republikës së Kosovës, por kjo është e kundërta sepse prapa kësaj perde qëndron një korrupsion i cili i ka nxjerr shumë punë Prokurorisë Speciale”, tha ai në Kanal10./Gazeta10