
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka vazhduar fushatën me “patrulla” kundër ambasadorit Berishaj.
Në faqen e kësaj partie në “Facebook”, është publikuar fotoja e një aktivisti të PDK-së duke e mbajtur patrullën “Martin, veç vonim se s’ka pshtim!”.
Kjo fushatë është duke u udhëhequr nga aktivisti, Trim Syla, raporton Gazeta10.
Rikujtojmë se ditën e djeshme aktivistët e PDK-së kanë zhvilluar një aksion gjatë kohës kur po mbahej Forumi Ekonomik Kosovë – Kroaci, duke hedhur dinarë të letrës në drejtim të ambasadorit Martin Berishaj./Gazeta10