Gazeta10

24 vjet nga vrasja e Bekim Berishës – Abeja

Sot shënohet 24 vjetori i rënies heroike të luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Berisha, i njohur me nofkën “Abeja”. Ai u vra më 10 gusht të vitit 1998, pas një luftimi disa orësh me forcat serbe, njofton Gazeta10.

Bekim Berisha në fillim të marsit të vitit 1998 me një grup shokësh mërgimtarë patin hyrë në mënyrë ilegale në Kosovë, duke u sistemuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fillim ishte sistemuar në Açarevë të Drenicës. Ku kishte filluar organizimin dhe përgatitjet e para me ushtaret e rinjtë për mësimin e artit ushtarak.

Më 22 prill 1998 në Açarevë, Bekim Berisha, me luftëtarë të tjerë të UÇK-së ngriti flamurin shqiptar dhe hapi Akademinë Ushtarake.

Berisha, në Betejën e Junikut, më 29 maj 1998, ishte angazhuar në mbrojtje të kësaj zone, e cila kishte një rëndësi të veçantë strategjike, duke dhënë kontributin maksimal në mbrojtjen e këtij fshati që të mos bie në duar të forcave serbe të cilat e kishin rrethuar me një arsenal të madh ushtarak e njerëzor. Dhe pikërisht pas rënies së Bekim Berishës, më 10 gusht, Juniku pati rënë në duar të forcave serbe.

Për meritat dhe heroizmin e Bekim Berishës në luftë kundër regjimit serb, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, pas përfundimit të luftës, e gradoi me gradën Gjeneralmajor.

Bekim Berisha në fillim u varros në Junik. Teksa, më vonë u rivarrosë në vendlindje dhe aty iu ngrit lapidari. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë