Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

25 vjet nga fillimi i luftës frontale të UÇK-së në Dukagjin

Gazeta10
21 April 2023 - 14:43

Sot janë bërë 25 vjet nga fillimi i luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin.

Më 21 prill, nisi beteja e lavdishme e Baballoqit, e cila shënon fillimin e luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin.

Kjo betejë bëri që forcat tona të bashkoheshin nën një emblemë UÇK , dhe nën një qëllim, duke e bërë kështu rezistencën më të organizuar, vijën frontale më të gjerë dhe më të pathyeshme.

Edhe pse të pabarabartë në armatim, vendosmëria e burrave dhe grave që u bashkuan në këtë betejë ndikoi drejtpërdrejt në zgjerimin e luftës çlirimtare në Dukagjin, njëkohësisht motivoi qindra e mijëra të tjerë që të mobilizohen kudo dhe kurdo vetëm që të jenë në radhët UÇK-së.

Beteja e Baballoqit nxori në pah vlerat atdhetare e ushtarake, strategjinë vetëmbrojtëse dhe, mbi të gjitha, vetëmohimin deri në flijim.

Po ashtu, fillimi i luftës frontale, më 21 prill të vitit 1998, shënoi edhe organizimin e shtabit lokal të UÇK-së në Baballoq, i cili ishte nën komandën e Zonës Operative të Dukagjinit, e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Në këtë ditë kujtohet e nderohet sakrifica dhe heroizmi i të gjithë dëshmorëve të kombit që dhanë jetën për liri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.