Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

25 vjetori i Betejës së Rahovecit, veteranët rrëfejnë luftën

Gazeta10
18 July 2023 - 19:10

Raporti: Arta Mustafa / KANAL10

Ish-ushtarë, ish-komandatë e ish-gjeneralë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Rahovecit, kanë rrëfyer luftën e tmerret e saj gjatë kohës sa ishin në shërbim të atdheut. Në 25 vjetorin e Epopesë së Rahovecit, ata kanë treguar për Kanal10 rastet kur u plagosën e madje edhe rënien heroike të dëshmorit, Luan Haradinaj.

Por, para se të hynte NATO, ngjarjet që ndodhën ndër vite, janë ende të freskëta për veteranët e UÇK-së.

Me dhimbje kujtojnë lotët e të qarat e nënave e fëmijëve teksa ndahen nga bashkëshortët e baballarët e tyre, për të ikur sa më larg Kosovës.

Ndonëse pas çerek shekulli, eksodi i ikjes së qytetarëve nga lufta që kishte shpërthyer në Kosovë është ende i qartë për komandantin e atëhershëm të UÇK-së në zonën e Rahovecit, Smajl Latifi.

Madje, për Latifin, më 18 korrik u bënë 25 vite kur edhe u plagos rëndë pasi pushtuesit u zënë pritën, atij dhe ushtarëve të tij.

I emocionuar, këto momente i kujton edhe bashkëluftëtari i tij, Qemajl Krasniqi.

Ai rrëfeu për Kanal10 edhe tmerret e luftës që pau gjatë kohës sa i shërbeu çlirimit të atdheut.

Por, për të folur për luftën, nuk e pati të lehtë vëllau i Xhevë Lladrovcit, njëherësh ish-gjeneral i UÇK-së.

Për televizonin, Krasniqi rrëfeu se si ndodhi rastin, kur atij, Xhevë e Fehmi Lladrovcit dhe disa bashkëluftëtarëve të tyre, u dolën në pritë serbët, ku edhe ra dëshmor Luan Haradinaj.

Por, ndonëse pas 25 vjetëve, veteranët e UÇK-së, Smajl Latifi e Selim Krasniqi nuk janë të kënaqur me gjendjen dhe vështirësitë me të cilat përballen invalidët e ata që luftuan për vendin.

Përmes një gostie, ku u mblodhën disa nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, folën e ndanë historitë e tyre, në një vit jubilar për Epopenë e Rahovecit. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.