
Raporti: Saranda Alshiqi/Kanal10
Familjarë, krerë të shtetit, akterë politikë e qytetarë, bënë homazhe në 26 vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës. Vëllau i Zahirit derisa përmend me krenari emrin e tij, tregoi për virtyt që e karakterizonin atë, e për dashurinë e madhe për atdheun. Ndërsa, krerë të shtetit thanë se rënia e tyre ishte një prej ditëve më të lavdishme të historisë së UCK-së.
Në 26 vjetorin e rënies së tij, po e kujtojnë për frymëzimin që bashkë me shokët, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën ia dhanë ushtarëve të UÇK-së.
Çmimi për lirinë e Kosovës, ishte i madh për familjen Pajaziti.
Në këtë 31 dhjetor, ata po kujtojnë Zahir Pajazitin, i cili ra që më shumë se dy dekada më parë.
Vëllai i heroit, Bajram Pajaziti, nën emocione e krenari, tregon virtytet që e karakterizonin Zahirin qysh në moshë të re.
Bajram Pajaziti tregoi se Zahiri qysh në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij, e me dashurinë e madhe për atdheun, ç’ka edhe bëri që të qëndrojë sy patrembur ndaj regjimit serb.
Në përvjetorin e rënies, Zahir Pajazitin me shokë e kujtuan edhe krerë të shtetit, të cilët bënë homazhe te shtatorja e tij në Prishtinë.
Ata thanë se rënia e tyre ishte një prej ditëve më të lavdishme të historisë së UCK-së.
Homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti bënë edhe akterë tjerë politikë e qytetarë, të cilët thanë se ai përherë do të jetë pjesë e kujtesës historike