Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

29 kandidatë për gjyqtarë në pritje të dekretimit

Gazeta10
09 February 2023 - 19:36

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

Pas rekrutimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, 29 kandidatë për gjyqtarë janë dërguar për dekretim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në KGJK thonë se do të hapin edhe pozita të reja, për ta plotësuar numrin e gjyqtarëve proporcionalisht me numrin e banorëve. Derisa, monitoruesit e sistemit të drejtësisë në Kosovë, thonë se nuk është shqetësuese mungesa e gjyqtarëve, por mos puna e tyre.

Edhe 29 gjyqtarë të rinj pritet t’iu shtohen gjykatave themelore në Kosovës. Emrat e tyre, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, i ka dërguar të enjten në zyrën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’i dekretuar.

Drejtuesit e KGJK-së, kanë thënë se së shpejti pritet të hapen edhe pozita tjera, në mënyrë që përmes tyre të trajtohen lëndët e grumbulluara.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, bëri të ditur se ka hapur edhe 3 pozita të reja për gjyqtarë në Gjykatën Komerciale.  

Megjithatë, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, kanë thënë se lëndët e grumbulluara, nuk është si pasojë e mungesës së gjyqtarëve, por, për shkak të mos punës së tyre.

Sipas këtij instituti, përveç atyre të grumbulluara, problematikë po del të jetë edhe shtimi i lëndëve të reja të cilat nuk po mund të trajtohen me kohë.

Vetëm në Gjykatën e Mitrovicës së veriut, kanë dhënë dorëheqje rreth 150 zyrtarë të këtij institucioni, gjë që e ka vështirësuar punën atje.

Për këtë, dhjetëra gjyqtarë nga Gjykatat e Kosovës janë zhvendosur në veri, deri në rekrutimin e gjyqtarëve të rinj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.