Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

29 vjet nga rënia e dëshmorit Adrian Krasniqi, ushtari i parë i rënë me uniformë të UÇK-së

Gazeta10
16 October 2026 - 9:40

Sot bëhen 29 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit gjeneral Adrian Krasniqi gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe.

Adrian Krasniqi, i lindur më 11 tetor 1972, është ushtari i parë i rënë me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ishte student i Fakultetit Ekonomik të UP-së dhe njëra nga celulat e para të UÇK-së me gradën e komandantit të logjistikës në nivel të SHP të UÇK-së, ndërsa gradën gjeneralmajor e mori pas vdekjes.

Ishte ndër luftëtarët e guximshëm që i dhanë goditjen regjimit serb në kohën kur gjithçka mohohej dhe kur çdo e drejtë njerëzore ishte e parealizueshme gjatë okupimit gati 90-vjeçar të Kosovës nga pushtuesit serb, e cila rezultoi me çlirimin e vendit më 12 qershor 1999.

Policia serbe kishte publikuar një video me rastin e këtij sulmi të UÇK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.