Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

3 orë e 20 minuta pritjet në Merdare për të dalë nga Kosova, në Jarinjë deri në 2 orë

Gazeta10
04 Janar 2024 - 18:08

Po vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare për të dalë nga Kosova.

Pritje deri në 3 orë e 20 minuta ka në Merdarë, ku kolona është prej 2 deri në 2.5 kilometra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 2 orë për ta lëshuar Kosovën ka edhe në Jarinjë.

Ndërsa, në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për ta lëshuar Kosovën janë deri në një orë, kurse te Dheu i Bardhë deri në 35 minuta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.