Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​30 ditë paraburgim për të dyshuaren për vrasjen në Ferizaj

Gazeta10
30 June 2026 - 16:47

Gjykata Themelore në Ferizaj i caktoi masën e paraburgimit 30 ditë, Arjeta Roshajt, e dyshuar për vrasjen në Ferizaj më 28 qershor 2026.

Kjo masë u caktua pas mbajtjes së seancës dëgjimore para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktim të paraburgimit thuhet se më 28 qershor 2026, rreth orës 22:40, në Ferizaj, rruga “Sejdi Sejdiu”, në objektin banesor, të marrë me qira nga babai i të pandehurës M.B., e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H.

Sipas kërkesës, thuhet se tani i ndjeri kishte shkuar në banesën në të cilën ndodhej e pandehura, dhe gjatë qëndrimit në banesë, pas një mosmarrëveshje dhe përleshjeje fizike në mes tyre, e pandehura merr armën e zjarrit nga tani i ndjeri dhe shtie një herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.