
Një 31-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Sinë, në Njësinë Administrative Arras, Bashkia Dibër, teksa dyshohet se ishte duke peshkuar në lumin Drini i Zi.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi E. K. ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i 31-vjeçarit po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.