Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

4 persona u lënduan pas përleshjes që ndodhi 2 ditë më parë te Bill Klintoni

Gazeta10
01 Dhjetor 2022 - 9:58

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, pas një përleshje që ka ndodhur pak ditë më parë te Bill Klintoni në Prishtinë.

Policia njofton se tre të dyshuar janë rrahur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme rreth një borxhi.

“Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit kishte shtëne me armë zjarri dhe si pasojë e përleshjes të  gjithë të dyshuarit dhe një dëshmitarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë”, thotë policia në raport.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe si prova materiale lidhur me rastin kanë sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë dhe një gëzhojë fisheku.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.