
Një fëmijë i moshës 4 vjeçare nga Mitrovica, kishte përpirë një monedhë metalike, i cila kishte depërtuar në lukth duke i rrezikuar seriozisht shëndetin.
Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, fëmija u shtri në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.
SHSKUK-ja tutje ka bërë të ditur se në këtë rast janë ndërmarrë masat e nevojshme ku edhe i kanë larguar monedhën metalike nga lukthi 4-vjeçarit.
“Pas komplikimit të gjendjes shëndetësore, fëmiu ishte shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK. Janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë dhe pastsj specialistët e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, përmes metodave endoskopike, fëmiut i larguan monedhën metalike nga lukthi”, thuhet në njoftim
Në njoftim thuhet se tanimë fëmija gëzon shëndet të plotë dhe po mbikëqyret nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.