
Edhe dhjetë minuta kanë mbetur deri tek nisja e seancës që shënon tentativën e 45-të për konstituim të Kuvendit.
Sipas analistit politik, Jeton Halimi, përderisa s’ka marrëveshje pritet të jetë “seriali” i njëjtë.
Mes tjerash, Halimi kritikoi kryeministrin në detyrë si dhe partitë ish-opozitare për veprimet e deri mëtashme.
“Përderisa ska marrëveshje politike besoj se duhet me qenë seriali i njëjtë. Shpresoj që më në fund z.Kurti i ka thirr mendjes dhe opozita të ulen të bisedojnë, qoftë LDK qoftë Nisma, e të sigurohen ato vota Besoj qe Kurti e ka kuptuar se do gjë ka kaluar jashtë normales e duhet të bëj marrëveshje politike, nëse jo ky ngërç politik nuk po i konvenon askujt“, tha ai në edicionin special të Kanal10.