Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

5 vjet në paraburgim, postimi prekës i djalit të Jakup Krasniqit: Edhe në pleqëri po sakrifikon me dinjitet

Gazeta10
04 Nëntor 2025 - 9:29

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit përmes një postimi në Facebook tha se sot bëhen pesë vjet që babai i tij është në paraburgim, duke thënë se edhe në pleqëri po sakrifikon me dinjitet.

Ai u shpreh se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk lindi nga dëshira për luftë, por nga domosdoshmëria për liri.

“1,826 ditë pritje. 1,826 ditë dhimbje e krenari. Sot bëhen pesë vite që ne presim drejtësi, ndërsa babi, edhe sot, në pleqëri, po sakrifikon si atëherë, me dinjitet e forcë. Lufta e UÇK-së nuk lindi nga dëshira për luftë, por nga domosdoshmëria për liri. Shqiptarët e Kosovës me vite kërkuan drejtësinë e mohuar, herë me protesta e herë me parulla, por sa herë që kërkonin barazi, ata shtypeshin edhe më shumë”.

“Për vite të tëra, shqiptarët e Kosovës u vranë, u masakruan, u dëbuan, u burgosën e u zhdukën nga policia dhe ushtria serbe, ndërsa bota perëndimore kishte lënë në harresë të drejtën e tyre për të jetuar me dinjitet. Prandaj ata kërkuan me armë atë që me vite iu ishte mohuar me fjalë. Dhe e fituan lirinë me shumë gjak të derdhur dhe me shumë sakrifica, ajo nuk u dhurua”.

“Ndërsa sot, në korridoret e ftohta e të errëta të drejtësisë evropiane, po gjykohet e drejta për liri. Atje nuk po gjykohen individët, por lufta e drejtë dhe çlirimtare e një populli që pranoi se më mirë ishte të jetonte një sekond në liri sesa një jetë në robëri, sepse e dinin se popujt që i nënshtroheshin robërisë zhdukeshin”, thuhet në shkrimin e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 Nëntor 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.