Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

53 vjet nga themelimi i Universitetit të Prishtinës

Gazeta10
15 February 2023 - 19:13

Raporti: Kanal10

Ikonik, i pazëvendësueshëm për historinë politike të Kosovës dhe që i duhet ende idealeve të vendit.

Kështu e kanë vlerësuar krerë të institucioneve, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në 53 vjetorin e themelimit të tij.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se demonstratat qytetare, por as lufta për liri nuk mund të mendohet e lërë të studiohen, pa Universitetin e Prishtinës.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi, theksoi se institucioni që drejton ai është ikonik dhe i pazëvendësueshëm për historinë politike, institucionale dhe nacionale të vendit.

Ndërsa, kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja, ka thënë se Universiteti i Prishtinës është historia e idealeve të Kosovës për liri dhe dinjitet.

Mirëpo, kreu i AShAK-ut, shtoi se kjo histori mbi 50 vjeçare e UP-së i bënë me dije që kanë potencial, fuqi të brendshme dhe janë të motivuar për t’i arritur synimet.

Në këtë ceremoni, u ndan edhe mirënjohje për studentët e dalluar.

Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.