Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rexhaj: S’do të kisha kredibilitet njerëzor e moral, ta mbroja marrëveshjen që e kam kundërshtuar

Gazeta10
24 November 2022 - 21:16

Deputeti i partisë në pushtet, Arbër Rexhaj ka përsëritur sërish qëndrimet e eksponentëve të kësaj partie se marrëveshja për targat nuk është nënshkruar nga qeveria aktuale.

Rexhaj në Politiko tha se për të njëjtën, s’do të kishte kredibilitet moral e as njerëzor që ta mbronte edhe pas dakordimit të mbrëmshëm në Bruksel, shkruan Gazeta10.

“Marrëveshja për targat ekziston kohë më përpara. Ne nuk e kemi bërë. Brenda marrëveshjes ka pasur dakordim. Pra, nuk është marrëveshje e re, por dakordim për atë marrëveshje. Ku kisha pasur kredibilitet moral e njerëzor madje, me dalë edhe me mbrojtë të njjëjtën tezë si në kohën sa kemi qenë në opozitë dhe tash sa jemi në pushtet”, tha Rexhaj teksa u përplas në debat me komentatorin Halil Matoshi. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.