Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Gazeta10
27 May 2026 - 9:20

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2085 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 19 persona, 13 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.