
61 për qind e gazetareve gra në Kosovë janë përballur me abuzim apo ngacmim online.
Kështu u bë e ditur në raportin e publikuar sot nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me UNMIK dhe misionin e OSBE-së në Kosovë, i quajtur “Nga Analiza në Veprim: Fuqizimi i Lidershipit të Grave dhe Luftimi i Dezinformimit Gjinor në Kosovë”.
Drejtoresha ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi tha se kjo shifër është alarmante.
Mulliqi tha se nga të anketuarat kanë raportuar se janë shënjestruar me informacione të rreme dhe të njëjtat, kanë deklaruar se sulmohen për shkak të gjinisë së tyre dhe jo punës profesionale.
“Shifra e parë që po dua me e përmendur, që është pakëz e alarmante, është se 61% e grave që janë anketuar kanë deklaruar se kanë përjetuar abuzim apo ngacmim online lidhur me punën e tyre profesionale. 61% është një shifër shumë e madhe. Gra që kanë përjetuar abuzim online kanë raportuar se janë shënjestruar me informacione të rreme edhe që ka të bëjë me gjininë e tyre, edhe shpesh deklarojnë se nuk janë sulmuar për shkak të punës së tyre profesionale, mirëpo për shkak të gjinisë së tyre edhe gjithmonë aspekti personal është prezent”, tha Mulliqi.
Gazetarja Ardiana Thaqi-Mehmeti tha se përballja e fundit me abuzim online ishte më e vështira sepse nuk ishte e gatshme të përballet me një version të tillë.
Ndërsa, drejtoresha e RTK2, Aleksandra Jovanoviq e vlerësoi këtë aktivitet si mjaftë pozitiv dhe të vyer.
Jovanoviq tregoi se ky raport tregon se gazetaret përballen me ngacmime online.
Derisa aktivistja nga komuniteti rom, Gynesh Veshall theksoi se ende mungon intervenimi i orgaaneve të rendit kundrejt këtyre çështjeve.